Këngëtarët Ylli Limani dhe Ledri Vula janë të ftuarit surprizë të spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP”.
Moderatorja Arbana Osmani e pyet atë se nëse ai do të hynte vetëm në shtëpi apo me partneren e tij.
“Do të hyje brenda vetëm apo me Sarën”?-e pyet Arbana.
“Me thënë të drejtën nuk do e kisha problem të hyja dhe me Sarën por do ishte më mirë vetëm se do isha më i lirë.Ajo do më kishte mbajtur në shina aty brenda.Para se të bëhësha prind edhe kisha ardhur por tani nuk e mendoj dot pa e parë vajzën time”,-u përgjigj Ledri.