Në Roterdam të Holandës, sonte në orën 21:00 do të transmetohet live nata finale e Festivalit Evropian të Këngës, ku Anxhela Peristeri do të interpretojë e dyta në radhë pas Qipros, këngën ‘Karma’.
‘Karma’ u interpretua nga Anxhela në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision-it të enjten. Muzika nga Kledi Bahiti, teksti nga Olti Curri dhe performanca elektrizuese e Anxhela Peristerit, i siguroi Shqipërise një vend në finalen e madhe të festivalit.
Performanca e zjarrtë e Anxhelës është pritur me entuziazëm nga publiku europian. Vokali impresionues dhe pamja imponuese e 35 vjeçares kanë fituar zemrën e shume evropianëve, sipas komenteve dhe kritikatave pozitive që ajo ka marrë në rrjete sociale.
Kujtojmë se të gjithë shqiptarët e diasporës mund të votojnë Anxhelën me numrin 11 sot nga vendet ku jetojnë.