Filmi “Bota Jonë” nga regjisorja dhe skenaristja Luana Bajrami është zgjedhur për të përmbyllur edicionin e 16-të të PriFest më 15 shtator 2024.
Ky film, një bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës, sjell në ekran historinë e dy kushërirave, Zoen dhe Volta, të cilat vendosin të braktisin fshatin dhe të nisen për në Prishtinë për të studiuar dhe për të kërkuar lirinë personale. Por, përballen me sfida të mëdha shoqërore dhe ekonomike në përpjekjet e tyre për të gjetur veten në një mjedis të ri dhe të vështirë. Aktorët kryesorë të filmit janë Albina Krasniqi, Elsa Mala, dhe Don Shala, ndërsa filmi është prodhuar nga Val Rahmani dhe një grup producentësh francezë të njohur.
“Bota Jonë” shënon filmin e dytë të gjatë të Bajramit, pas suksesit të saj të mëparshëm “Luaneshat e kodrës”, i cili fitoi dy çmime në PriFest 2021.