Reperi i njohur, Stresi është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për pjesëmarrjen e tij në Big Brother Vip Kosova. Ai është shprehur se falë eskeriencës së tij në BBVK ka mundur të heqë dorë nga disa vese.
Stresi, i cili ka qëndruar më shumë se 90 ditë dhe ka qenë një nga banorët më të përfolur për shkak të deklaratave të tij plot polemika.
Spektaklin e mbrëmshëm reperi deklaroi se në këtë format ka bërë edhe disa ndryshime, pasi ka lënë duhanin e alkoolin.
“Nuk e kam pasur të lehtë as unë. Nga data 5 dhjetor lashë duhanin, lashë alkoolin, lashë çdo gjë që trupit tim i bënte dëm. Nuk e kam shprehur dhe nuk do ta shpreh i kam lënë vetëm për arsyet e mia personale që në radhë të parë do t’i lë për veten, për atë njeri që më rriti me shumë mundime, për atë njeri që do të më shoh burrë në vetvete, një djalë të vendosur, ia doli. I lutem Zotit që kështu të vazhdoj përpara sepse vjen një moment që duhet të ndalesh”, u shpreh 36-vjeçari.
I pyetur nëse e kishte të vështirë pasi ndodhej i mbyllur, Stresi tha: “Jashtë nuk do të kisha më të lehtë t’i lija. Po të mos vija jashtë do të vazhdoja njëjtë. Unë kurrë nuk kam dashur të nxjerr veten në një pozitë të keqe në Big Brother VIP Kosova, por këtu e kam provuar veten me një vend të tillë ku duhet ta shtosh duhanin apo të pish prej mërzisë. Nuk ka qenë aspak e lehtë”.
Marrë nga cityradioalbania