Emisioni investigativ ‘Piranjat’, i cili për shumë muaj radhazi mbodhi para ekranit mijëra shqiptarë ku në historitë e denoncuara, dënonin të gjithë keqbërësit dhe ‘monstat e shoqërisë’, që në fakt ishin të shumtë në numër, rikthehet të transmetohet në logon e SYRI TV.
Para disa javësh, përmes një njoftimi zyrtar të gjithë ndjekësit dhe pëlqyesit e emisionit u njoftuan se sezoni i tyre i ardhshëm nuk do të transmetohej më në kanalin e ‘ABC News’.
Shkak u bë mos rinovimi i kontratës, e cila mbante datën 1 Janar 2023.
Megjithatë, informohet se misioni i tyre për të qenë pranë çdo problematike që familjet shqiptare kanë, ende vazhdon.
Tashmë, patenta e tyre do të jetë ekskluzive për “Syri Televizion”.
Me firmosjen e një kontrate të re, drejtuesit kryesorë të ‘Piranja’ kanë bërë me dije se nisur nga dita e premte me datë 10 Mars, në orën 20:45, do të startojnë me misionin e tyre, nën logon e televizionit tonë.
Florjan Binaj, moderatori kryesor i programit ka publikuar edhe spotin kryesor në të cilin e bën zyrtar këtë lajm.
“Disa thonë se në këtë vend kanë ngelur vetëm balena blu, peshkaqeni dhe peshqit e mëdhenj. Cironkat kanë shtegtuar ndërsa sardelet janë ngjeshur në konserva për në Angli.
Ne jemi këtu për t’ju thënë se ka edhe Piranja.
Tashmë me shtëpi të re.
Ju presim të premten, me datë 10 Mars, në orën. 20:45, vetëm në Syri TV”.
Marrë nga SYRI.net