Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën Pfizer/BioNTech Covid, duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv të Mbretërinë e Bashkuar. Margaret Keenan, nga Enniskillen, tha se ndihej ” privilegjuar” për të marrë vaksinën në Spitalin Universitar, Coventry.
Qendrat në Mbretërinë e Bashkuar do të vaksinojnë të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personelin shëndetësor. Programi synon të mbrojë më të prekshmit dhe të kthejë jetën në normalitet.
Matron May Parsons administroi vaksinën e zonjës Keenan në 06:30 të mëngjesit, shkruan BBC.
Keenan tha: Ndihem kaq e privilegjuar që jam personi i parë i vaksinuar kundër Covid-19, është dhurata më e mirë për ditëlindje sepse do të thotë që më në fund mund të pres të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi në Vitin e Ri pasi isha vetëm për pjesën më të madhe të vitit. Nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm stafin e NHS që janë kujdesur jashtëzakonisht shumë, dhe këshilla ime për këdo është të marrë vaksinën.