Regjisori Eduart Grishaj ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me komentet e shumta që ka marrë prej spektaklit “Big Brother VIP Albania”.
Ai ka ironizuar me anë të disa postimeve sesi publiku ndryshon mendim në varësi të dinamikave të spektaklit.
Teksa publikoi disa mesazhe të ndryshme të dërguara nga i njëjti person, këtë rubrik regjisori e quajti:
“Mesazhet në Instagram”.
“Oo Eduart Grishaj, o çun legen mendon se do na e hedhësh neve ti. Ke futur atë Luizin tënd nga Shkodra dhe i mban anën ati. Nuk la rob pa sharë e ofenduar aty brenda dhe ti e mbron gjithë ditën. Nuk ke faj ti, por ne që ju shikojmë ju. Produksion i flliqt, nuk do t’ju shikojë më njeri.”- ishte mesazhi i parë.
“I njëjti person 8 ditë më vonë:
Oo Eduart, ik mor legen! T’ju vijë turp çfarë po i bëni Luizit. Ti s’ke as gjak, as fe, do na e hedhësh neve. E dimë skenarin tuaj të flliqt. Ju do e hiqni sonte Luizin o plehraa, bashkë me atë gruan tënde me zemër të kalbur.”
24 orë më vonë (biseda ku ndjekësi i kërkon Eduartit t’i thotë Arbanës t’i heqë block-un):
“O Ed të lutem thuaj Arbanës të ma heqi bllokun se për Zotin më pëlqen shumë po i bëra një koment në lidhje me “BB” dhe më bëri bllok”.