Netflix do të lancojë paketën më të re e cila është e mbështetur nga reklamat duke thënë se do të ketë “një plan abonimi për çdo fans”.
Plani Basic me reklama do të lancohet më 3 nëntor në orën 16:00 GMT. Reklamat do të zgjasin 3-5 minuta.
Abonimi i ri do të jetë i disponueshëm fillimisht në 12 vende: Australi, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Kore, Meksikë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Plani bashkohet me planet ekzistuese Basic, Standard dhe Premium. Tarifa prej 4,99 £ përfaqëson një zbritje prej 2 £ në Nivelin Bazë. Në Shtetet e Bashkuara kostoja është 6,99 dollarë dhe në Francë 5,99 €.
Në fillim, një pjesë e madhe e katalogut të Netflix do të mungojë në kategorinë e reklamave për shkak të kufizimeve të licencimit, për të cilat transmetuesi thotë se “po punon”.