Motra e ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Ditea Berisha ka vendosur të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj në “Instagram” duke i lejuar që ta pyesin për çka ata dëshirojnë.
Njëra prej pyetjeve ishte nëse ajo do të bëhej pjesë e “Big Brother 2” dhe ajo është shprehur: “Nëse do më vijë ftesa pse jo”.
Si duket, Diteas nuk i mungon dëshira të bëhet pjesë e një formati të tillë nisur edhe nga eksperienca e së motrës, por mbetet për tu parë nëse ajo do të jetë një nga emrat e zgjedhrur të produksionit në listën e konkurrentëve.
Rikujtojmë se motra e saj, Sarah Berisha njihet më tepër për lidhjen e saj me DJ PM-in brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Romancë e tyre, e cila ka zgjatur edhe jashtë spektaklit, u komentua shumë edhe nga mediet rozë.
Motra e blogeres, Dieta është shprehur shumë e lumtur për marrëdhënien e Sarës dhe DJ PM-it dhe tregon se nuk ndërhyn në punët e tyre.
“Jam shumë e lumtur për Sarën dhe ndihem mirë kur ajo është e lumtur. Unë nuk ndërhyj në marrëdhënie, mund të jap një këshillë, por çdokush bën vetë çfarë të dojë. Unë për momentin destinacionin e kam vet në Tiranë.”
Pas daljes nga shtëpia, Sara është zgjedhur si moderatore e “Kosherja Show” në shoqërinë e Bes Kallakut duke e zgjeruar kështu karrierën e saj tashmë jo vetëm si blogere por edhe si moderatore.