Rusia nuk do të performojë në “Eurovision Song Contest 2022”, ka njoftuar Unioni Evropian i Transmetuesve. Lajmin e bënë me dije organizatorët e festivalit vjetor përmes një deklarate zyrtare. Vendimi i tyre vjen pasi shumë vende kërkuan që Rusia të hiqej nga festivali që pritet të mbahet në Maj.
LEXO EDHE: Finlanda gati që dalë nga Eurovision nëse Rusia merr pjesë
Bordi Ekzekutiv i EBU-së e mori vendimin pas një rekomandimi më herët gjatë ditës së sotme nga organi drejtues i Eurovision Song Contest, Grupi Referues, bazuar në rregullat e ngjarjes dhe vlerat e EBU. Përpara se të merrte këtë vendim, EBU mori kohë për t’u konsultuar gjerësisht me anëtarët e saj.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së vlerave të një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar, bashkon audiencën, feston diversitetin përmes muzikës dhe bashkon Evropën në një skenë.”, tha Unioni Evropian i Transmetuesve, i cili organizon konkursin.