Adaleti tmerrohet pasi kupton që Neslihan nuk është kthyer në shtëpi mbrëmjen e kaluar dhe telefonon Ferhatin që ta gjejë atë përmes sinjalit të telefonit.
Neslihan zgjohet dhe e gjen veten të lidhur nga Bora, kokë e këmbë dhe shokohet. Ajo tmerrohet akoma më shumë kur Bora rrefen se e gjitha kjo ka qënë një plan për ta shtënë atë në dorë.
Sapo Bora përpiqet që ta kapi Neslihan, futet në dhomë Ferhati i cili e godet dhe arrin që ta largojë Neslihan.
Seher sheh se e ka telefonuar jaman dhe kalon në panik. Bashke me Jusufin hipën në një kamion dhe teksa ndalojnë për pushimin e drekës, kur Seher ishte në banjo, shoferi mëson mbiemrin e familjes. Kjo gjë bën që ai të largohet duke e lënë Seherin në mes të rrugës.