Ministri ukrainas i Kulturës ka bërë një ankesë në Netflix për portretizimin e një personazhi nga Kievi në Emily në Paris. Filmi flet për një vajzë të re amerikane, rol që luhet nga aktorja Lily Collins, e cila udhëton në Paris. Në serinë e fundit Petra, një vajzë ukrainase vjedh një dyqan gjatë një udhëtimi me personazhin kryesor, Emily. Ministri Oleksandr Tkachenko e përshkroi këtë rol si fyes.
“Në filmin Emily në Paris, ne kemi një imazh të një vajze ukrainase që është e papranueshme. Është gjithashtu fyese,” shkroi Tkachenko.
“Kështu shihen ukrainasit jashtë vendit?” shtoi ai. Një ukrainas i cili jeton në Paris shkroi për filmin:
“Mënyra se si e trajtuat imazhin e ukrainasve në sezonin tuaj të dytë, episodi i 4-të është një mashtrim kaq i ulët, skandal dhe një turp,” shkruhet në një postim në Instagram, i cili ka pasur më shumë se 75,000 pëlqime.
10 faktet që nuk i dinit për filmin “Emily in Paris”!
Të tjerë kanë zgjedhur të mbrojnë shfaqjen, si producentja ukrainase e filmit Natalka Yakymovych e cila tha:
“Pra, në një seri televizive, personazhet negative mund të jenë çdo gjë përveçse ukrainas? Natyrisht, ne të gjithë do të dëshironim që ajo të ishte nga Moska, por ju nuk do të merrni gjithmonë atë që dëshironi.”
Nuk është hera e parë që Emily në Paris kritikohet për portretizimin e kombësive të ndryshme. Kur u publikua sezoni i parë, filmi u kritikua veçanërisht në Francë, për promovimin e imazheve stereotipike të kryeqytetit francez. Filmi i portretizon francezët si njerëz të vrazhdë dhe shpesh tradhtojnë partnerët e tyre. Në serinë e re të emisionit shfaqet Alfie, një britanik që e kalon kohën duke pirë nëpër pijetore dhe duke parë futboll.