Ronela Hajati e ftuar në programin “E diela shqiptare” zbuloi se puna e parë pas fitores në “Fest’ 60” është përpunimi i këngës.
Hajati dëshiron që ‘revampi’ i “Sekret” të bëhet në Angli te një nga producentët më të mirë me të cilin ajo ka ëndërruar gjithmonë të punojë. Bëhet fjalë për Diztortion, i cili qëndron pas hiteve të Major Lazer, David Guetta, Sean Paul, Shakira, Rita Ora, etj.
Artistja tregoi se kënga do të këndohet në shqip dhe anglisht, por vargu që publiku pëlqen kaq shumë “1,2,3, ta marrsha”, do të qëndrojë në gjuhën shqipe.