Beatrix ka qenë tepër e shqetësuar mbrëmjen e djeshme dhe ka kërkuar të dalë nga ‘Big Brother’.
Ka qenë Arjola ajo që e këshilloi duke i thënë të mos shqetësohet fare në lidhje me asgjë.
“Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi”, u shpreh Beatrix.
“Jo nuk ke për të shkuar,tani qetësohu një herë,shtrihu,pusho dhe nesër ja nisnim nga e para se je dhe e lodhur dhe e stresuar”, i tha Arjola duke e këshilluar.
“Ka ca ditë që jam kështu dhe nuk është se po bëhet më mirë”, i tha Beatrix.
Kujtojmë që pas spektaklit Beatrix është ndjerë keq dhe është ulur ta diskutojë me Donaldin çështjen për Sarën duke i kërkuar atij të mos e vazhdojë më si temë diskutimi me banorët e tjerë faktin që është shprehur se e ka në mbrojtje ate.
Ndërkohë Beatrix duket e trishtuar në një moment tjetër kur pranë tyre ndodhet edhe DJ Dagz dhe shprehet se jashtë shtëpisë së BBV, i është dukur se nuk ka dalë mirë në sy të publikut.