Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy motra, ku kanë treguar një gjendje serioze dhe të rëndë që ka përfshirë gjithë familjen. Ato tregojnë se nëna dhe vëllai i tyre invaldi dhunohen nga motra e tyre Dhurata e cila ka hyrë në shtëpinë e tyre duke supozuar që është pronë e saj. Këtë histori e ka treguar dhe Eni Çobani me detaje dhe shprehet e revoltuar që ngjarje të tilla të ndodhin në një familje.
“Kemi një familje me 5 anëtarë, zonjën Xhuma, mamaja e këtyre dy vajzave e cila ka sjellë në jetë 5 fëmijë, 4 vajza dhe një djalë. Fatkeqësia më e madhe e familjes është djali Gazmenti i cili është invalid, me Kemp, është me një diagnozë shumë të rëndë, me prapambetje mendore. Unë kam patur fatin e mirë ta takoj personalisht, kishte një dashuri të veçantë për mua dhe Arditin, na ndiqte shumë, por dhimbja më e madhe ishte e asaj nëne e cila vetëm lotoi gjatë kohës që ne biseduam, duke më thënë “zonja Eni, a mund të rrihem unë me këtë djalë” dhe të them të drejtën, nuk arrij ta besoj që nëse zonja Dhurata të dhunojë atë vëlla të sëmurë dhe nënën e cila kishte relativisht një moshë të madhe përkundrejt dëshirës së saj që në këtë banesë mos hyjë asnjë anëtar i kësaj familje.
Pra as Fëllënza, as Rudina dhe as Violeta. Dhurata është vertet një anëtare e familjes, por është vetëm një, ndërkohë që kjo banesë ka 5 anëtarë. Zoti Asllan Alimadhi që është bashkëshorti i Dhuratës i cili sipas Fëllënzës dhe zonjës Xhuma, kryen dhunë sistematike ndaj këtyre njerëzve, jo vetëm që është e papranueshme, por është dhe e pa dëgjuar që si mund të rrihet një grua në atë moshë bashkë me një fëmijë invalid.
Fëllënza ka ikur nga familja, është nënë me fëmijë, me bashkëshort dhe i është përkushtuar nënës dhe vëllait me aq mundësi sa ka dhe ky njeri është vetëm në rajonin e policisë. Për këtë do më thotë me shumë pastërti shefi i komisariatit të Vorës, për arsye të cilat zonja Fëllënza qëndron në mënyrë të vazhdueshme pranë rajonit të policisë, ndërkohë që Dhurata vazhdon qetësisht jetën me një pretendim, që ajo është pronare e kësaj banese. Çfarë firme ke hedhur ti Fëllënza për Dhurata Alimadhin? Sepse shqetësimi i Rudinës është ky, thotë unë vij nga Italia dhe me del Asllani, pra kunati dhe më thotë mos hyr në shtëpi se është shtëpia e tij”, është shprehur Eni Çobani..
Rudina tregon edhe momentin kur burri i motrës i ka thënë të zhdukej nga shtëpia ku qëndron e ëma sesa ai ishte bërë pronari i shtëpisë. Ajo kishte ardhur nga Italia për të takuar nënën dhe vëllain invalid në vitin 2011 dhe kur përballet me kunatin, ai ia bën të qarta duke ia ndaluar ardhjen dhe qëndrimin në shtëpi.