Adhara Pérez Sánchez është vetëm tetë vjeç por me një inteligjencë më të lartë se Ajnshtajni dhe historia e saj po kthehet në një histori frymëzimi për gjithë personat me aftësi të kufizuar. Në 8 vite jetë Sanchez ka kaluar shumë peripeci, por zgjuarsia e saj është për tu patur zili. Ajo po studion për dy grada inxhinierike dhe ëndrra e saj është që të jetë një shkencëtare dhe të bëhet një astronaute në NASA.
Megjithatë, çdo hap që ajo ka hedhur ka qenë tepër i vështirë. Në moshën tre vjeçare, Sanchez u diagnostikua me çrregullim të spektrit të autizmit dhe në moshën katër vjeçare ajo pësoi një krizë, nga e cila mund të kishte përfunduar në koma.
Pas kësaj krize ajo nuk mund të komandonte plotësisht duart e saj për një vit, e rrjedhimisht ndoqi disa seanca në terapi fizike. Megjithatë, ajo kurrë nuk u dorëzua. Pavarësisht se ishte me aftësi ndryshe, kjo nuk e pengoi atë të arrinte gjëra të mëdha.
Familja e të voglës zbuloi se krizat e Adharas ishin shkaktuar në njërën hemisferë të trurit të saj që ishte më e zhvilluar se tjetra. Pra, e vogla ishte autike, por nga ana tjetër kishte dhe një IQ tepër të lartë. Në fakt, shkalla e inteligjencës së saj u zbulua se ishte edhe më e lartë se e Ajnshtajni dhe Stephen Hawking.
“Kur Albert Einstein ishte i ri, ata nuk besuan te ai. Ata menduan se idetë e tij ishin marrëzi, por me kalimin e kohës ai i provoi ato dhe kjo është arsyeja pse Adhara e pëlqen atë.”-tregojnë familjarët e saj.
Me siguri në të ardhmen Adhara Pérez Sánchez do jetë një emër i madh në botën e shkencës.