Muzikanti i njohur, Elton Deda është shprehur i zhgënjyer me qeverinë shqiptare, tashmë që prej tetë muajsh janë ndaluar organizimi i koncerteve dhe muzika live në club-e , si shkak i aktit normativ të diktuar nga pandemia.
Sipas Dedës, shteti po i shpërfill artistët dhe nuk po i kompenson për periudhën që i la pa punë, pasi sipas tij e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhura për ta është muzika.
“Tashme, ne muzikantet ne Shqiperi e Kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar. Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit, ne klube, bare e lounge te ndryshme.
Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi. Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan tja dine per jetet e te tjereve, mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar, edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin.
Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi. Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa. Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet cdo dite”, shkruan Deda.