Dita Ndërkombëtare e Gruas ka ardhur ndryshe këtë 8 Mars në Top Channel. Për herë të parë në historinë e televizioneve në Shqipëri, në studion e lajmeve ndryshe nga se ishim mësuar, prezantuan lajmet dy spikere femra të këtij televizioni dhanë lajmet e edicionit qëndror informativ duke dalë kështu jashtë nga korniza normale vetëm për një ditë.
Ishtë pikërisht ideja e drejtorit të informacionit Sokol Balla, i cili vendosi kësaj rradhe pushtetin e studios së lajmeve t’ua jepte pikërisht femrave në ditën e tyre.
Dhe ky mision iu besua pikërisht dy prej spikerve më të njohura të Top Channel, Beti Njumes dhe Juli Krisafit, të cilat me shaka në profilet e tyre në Facebook thanë se e hoqën qafe të paktën për 1 ditë kolegun Ilir Paço
InfoMedia Albania