Aktori Donald Veshaj ka ndarë një detaj interesant brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” lidhur me familjen e tij. Teksa diskutonin në oborr me banorët e tjerë, Donaldi ka folur për përplasjen e tij me balerinin Ilir Shaqiri. Teksa shpjegonte se me Shaqirin nuk kishte asnjë përplasje personale, aktori tregoi se kishte të hapur një proces gjyqësor me disa familjarë.
“Pse nuk dua të flas unë me Ilirin? kur po flisnim atë ditë atje më morën tek “Dhoma e rrëfimit” e më thanë ç’ne ti me Ilirin? I thashë, po unë nuk i kam ndarë tokat me të. Tokat e kam ndarë me dajot e babit. I kam hedhur në gjyq. Me ata nuk flas…Po do i marr unë tokat!,”-u shpreh në fjalën e tij aktori.