Sikundër premtoi Olsa dje, Bora sot ishte e pranishme në “Për’puthen” duke u rikthyer pas problemit shëndetësor që pati. Moderatorja u operua nga apendesiti dhe duke qenë se u rikthye shumë shpejt në ekran e prezantoi emisionin ulur. “U desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale, jemi prapë bashkë në “Për’puthen” për të përjetuar emocione të bukura. “,- tha ajo.
Ndërkohë, ajo është përballur edhe me një surprizë shumë të bukur nga konkurrentët. Ata i çuan një tortë për ditëlindjen e djalit të saj Arborit e cila ishte e dekoruar me një foto të tij dhe Borës. Kjo gjë e përloti Borën e cila tha se nuk ishte gati për të përballuar këto emocione.
Ditën e djeshme, djali i saj Arbori, festoi 7 vjetorin dhe Bora i shkroi dedikimin e ëmbël duke ndarë kujtime të të dyve bashkë. Ajo tha se këtë vit do e shtyjnë festën, teksa ditën e kaluan bashkë në spital.
/News31