Trekëndëshi Bora-Donald dhe Beatriks prej kohësh ka qenë kryefjala e medias.
Kujtojmë se moderatorja Bora Zemani e takoi Donaldin kur hyri në shtëpinë e “Big Brother” dhe lanë një takim pezull, por pasi këngëtarja Beatix u bë konkurentja e radhës, Donaldi krijoi një lidhje dashurie me të.
Kjo është komentuar pafund nga ndjekësit dhe fansat e dyshes Bora dhe Donald.
Mes gjithë kësaj zhurme kanë qenë të pakta reagimet e Borës.
Mirëpo ditën e djeshme gjatë spektaklit të “Përputhen Prime”, kjo e fundit duke komentuar përballjen e Mikelës, Ritvanës dhe Erjonit është shprehur: Nëse një djalë zgjedh të luajë më dy vajza, në fund do i humbasë të dyja.
Të gjithë kanë aluduar se Bora i është referuar Donaldit.
Kjo shprehje është duke bërë xhiron e rrjetit dhe është shpërndarë më shpejtësi në rrjetet sociale.