“Big Brother” u rikthye këtë vit, pas shumë kohësh pauzë, në një edicion me personazhe të famshëm, e që i ka kaluar pritshmëritë sa i përket shikueshmërisë. Madje, për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta. Moderatorja e “Big Brother”, Arbana Osmani i është përgjigjur disave prej tyre, dhe pyetjeve të ndjekësve në Instagram.
Ndër të tjera, një ndjekës ka shkruar se Donaldit i bëjnë aq shumë presion sa ka rënë 15 kg. Arbana i është përgjigjur, por sigurisht me humor, duke mos i marrë aspak seriozisht.
“Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile”, ka shkruar ajo.
Ndër të tjera, mes teorive konspirative, ndjekësit kanë shkruar se banorëve iu jepen shifra të majme, që të bëhen çift, që Vëllai i Madh është Arbana, e të tjera si këto, që moderatorja i ka marrë me sportivitet.
Gjithashtu, ajo ka sqaruar edhe një herë që nuk bën dallime mes banorëve, dhe që i ka të gjithë e njëkohësisht asnjërin të preferuar, pasi më e rëndësishme është që të bëjë punën siç duhet e që “loja” e banorëve të mos cënohet.