Sot gjatë puntatës së ‘Për’puthen’ është dhënë takimi midis Anës dhe Endrit.
Gjatë takimit, me aq sa u transmetua, Ana e ofendoi disa herë Endrin derisa i tha ti je gay, madje i ofendoi dhe ushqimin që ai gatoi për të.
Ana: Pse je kaq narcist ti? Pse mendon vetëm për vete?
Endri: Ti vetëm ofendime po bën gjatë gjithë kohës.
Ana: Unë e kam thënë që më përpara, që djemtë e bukur janë gay e ti nuk qënke gay, ti qënke stër-gay.
Endri: A i urren gay-t ti?
Ana: Nuk i urrej, i admiroj.
Më pas Endri shtron ushqimin në tavolinë dhe Ana i thotë duket si një sh*t.
Endri i thotë se nuk e kupton pse e ka thirrë në takim, kur po i sillet në atë lloj mënyre.
Bora tha se ndaj Anës u morën masa dhe se nuk lejohet askush që vjen për show, por kryesorja është gjetja e dashurisë. Mikela gjithashtu tha se Ana ka dikë jashtë dhe ajo aludon se ajo shkoi në program për të zvogëluar gjoksin.
Ana nga ana tjetër ka bërë një story sqarues ku shpjegon pse e quajti Endrin gay.
Ajo ditën e djeshme gjithashtu lajmëroi se iku nga ‘Për’puthen’ e se nuk shitet për skenare.