Një nga vajzat më të famshme të showbizit, Vildane Zeneli është një nga më të preferuarat në botën e modës dhe ekranit. Por përtej bukurisë dhe shkëlqimit që shfaq në lenten e aparatit fotografik, Vildania tregon në “Rudina” në Tv Klan një pjesë të vështirë të jetës së saj, një aksident që mund të duket i rëndomtë por i shkaktoi një dëmtim që rezultoi në tre operacione të vështira.
Rudina Magjistari: Ke dhe shufra hekuri në trupin tënd?
Vildane Zeneli: Po, kam në dorë.
Rudina Magjistari: Ja, kjo është grafia jote. E cilës pjesë, e parakrahut?
Vildane Zeneli: E kam thyer tërë dorën, para se të punoja, po bëhesha gati për grim dhe rrëshqita në banjë, theva dorën në hotel. Kam pasur tre operacione brenda një viti. S’i kam ndier fare gishtat, ndoshta deri në dy vjet, por shyqyr Zotit që kam pasur një doktor humb të mirë dhe sot më punon dora në rregull.
Rudina Magjistari: Paska qenë një aksident i rëndë…
Vildane Zeneli: Jam shumë me fat se mund të ishte shumë më keq se sa vetëm dora. Jam vrarë edhe këtu (tregon ballin), por shyqyr Zotit që nuk kam rënë nga ana tjetër se do i kisha rënë tualetit dhe do kisha vdekur në vend. S’ma kishte marrë asnjëherë mendja se një rrëshqitje në banjë mund të ma shkaktonte këtë dëmtim. Ka qenë shumë e keqe, shumë e vështirë…
Rudina Magjistari: Kur ka ndodhur kjo histori?
Vildane Zeneli: Kjo ka ndodhur para 4-5 vitesh.
Duke qenë se ishte dora e djathtë ajo ku Vildania u lëndua, kishte nevojë vazhdimisht për ndihmë në kryerjen e veprimeve të thjeshta. Për shkak të kësaj gjendjeje, modelja bukuroshe u kufizua në punën e saj të modelingut dhe gjithashtu të kontabilitetit, por fatmirësisht tashmë gjithçka ka mbaruar.