Me shumë gjasa ndjekësit e serialeve turke në TV Klan e mbajnë mend “Lule të Vetmuara” një prodhim i cili i dha TV Klan një audiencë të gjerë i cili më pas i kaloi serialit turk “Amaneti”. Të gjithë ata që e kanë adhuruar serialin e Luleve të Vetmuara duhet të gëzohen dhe jo pa shkak.
Mësohet se skenaristja e serialit, “Lule të Vetmuara”, Burcu Over do të sjelli një tjetër serial së shpejti, teksa aktualisht është duke shijuar suksesin e sezonit të parë të serialit “Kardeşlerim” i cili po transmetohet në ATV Turk.
Sipas informacioneve Burcu do të krijojë një tjetër serial së bashku me “Avsar Film”. Prodhimi do të ketë si protagoniste kryesore dy vajza. Aq sa dihet nga burimet ende të pa konfirmuara thuhet se një prej aktoreve që do të jetë në rolin kryesor është Sude Zülal Güler e cila ka luajtur në disa seriale të njohura turke dhe së fundmi në Kazara Aşk i cili ka pasur premierën e tij këtë verë në Turqi.
Duke parë suksesin që Burcu si skenariste prodhon me shumë gjasa seriali do të blihet dhe nga TV Klan i cili shpresojmë të jetë duke negociuar dhe për serialin Kardeşlerim që ka thyer rekordet në ekranin turk./IMA/