Rrugëtimi i Valonit, ishte më i shkurti në “Big Brother VIP”! Vetëm pas disa ditësh qëndrim në shtëpi, ai u eleminua spektaklin e sotëm, si më i votuari nga publiku.
Në nominim bashkë me të ishin edhe Meridiani, Antonela, Beniada dhe Monika.
Valoni qëndroi vetëm pak ditë, por nuk munguan flirtet me vajzat e shtëpisë, me Beniadën e Einxhelin.
Gjithashtu, ai bëri një deklaratë të fortë, pasi tha se ishte i pari që do të bënte seks në shtëpi.
Veç kësaj, debate ai ka patur me Antonelën, me të cilën është përplasur disa herë gjatë javës.
Megjithatë, të gjithë banorët e përshëndetën me përzemërsi, teksa linte shtëpinë, largim ky që ishte i papritur për të gjithë!