Mbrëmjen e sotme, pas shumë debateve mes tyre gjatë javës, Arjola dhe Antonela kanë diskutuar sërish e gjatë bisedës kanë zbuluar detaje të reja, që nuk i dinim deri më tani. Ato zbuluan se kanë një shok të përbashkët jashtë, Atdhe Xharavinën zbuluan se kanë një shok të përbashkët jashtë, Atdhe Xharavinën, që dukej më tepër si “shkaku” i nisjes së debateve mes tyre.
Antonela ka qenë me Atdheun, në të njëjtin sezon në “Përputhen”. Nga ana tjetër, Arjola tha se e njeh dhe e ka mik prej vitesh.
Vetëm pak pas diskutimit në “Big Brother” mes vajzave, ka reaguar Atdheu. Ai ka postuar një foto me Arjolën, duke shprehur kështu edhe publikisht mbështetjen për të, ndoshta edhe si një sqarim për situatën.
“Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe artiste e talentuar”, shkruan Atdheu.
Kështu, veç të tjerash, ky është edhe një konfirmim të fjalëve që aktorja tha gjatë spektaklit.
Sakaq, nuk e dimë sesi është marrëdhënia e tij me Antonelën, me të cilën ka patur disa takime në kohën kur ishin në “Për’puthen”, ndonëse u duk se pëlqimi mbaroi bashkë me programin…