Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe të Baletit, Zana Çela, është paditur në Prokurorinë e Tiranës nga solistja Shpresa Beka. Gjithashtu Beka ka paditur edhe drejtoren artistike të këtij institucioni, Abigeila Voshtinën.
Sopranoja kërkon nga Prokuroria që të hetohet mënyra si shpërndahen rolet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Sipas saj, ankesa në Prokurori lidhet me dëmtimin që i është bërë karrierës së saj dhe mosvlerësimin e talentit të solistes.