Pas Antonelës e Meridianit, një tjetër personazh do t’i bashkohet spektaklin e nesërm shtëpisë së “Big Brother VIP”! Siç regjisori Eduart Grishaj ka zbuluar, këtë herë do të jetë një djalë (ashtu siç vajzat kanë kërkuar).
Ndonëse nuk është zbuluar emri, personazhi i radhës duket se do të jetë një ish-fitues i “Big Brother”: Vesel Kurtishaj.
Ka qenë një foto e tij, e postuar në Instastory, që ka ngritur dyshimet se ai do t’i bashkohet shtëpisë. Një dhomë prove, një pasqyrë, dhe një kamera, duket se janë ‘hints’ që Veseli do të jetë banori më i ri.
Ai ishte pjesëmarrës në “Big Brother 8”, ku edhe rrëmbeu çmimin e madh. Ndaj pritet që të ‘trazojë ujërat’, pasi edhe ai si Meridiani, që po e provojnë për herë të dytë këtë eksperiencë, e njohin lojën, dhe rrjedhimisht, shihen si më në ‘avantazh’.
Megjithatë, nuk ka konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP”, ndaj ne na mbetet të presim spektaklin e nesërm për të zbuluar më shumë…