Një prej risive të sezonit të dytë të Love Story është dhe pjesëmarrja e djalit të Robert Aliajt, Krist Aliaj në rolin e fronistit. Përgjatë prononcimit të të dyve në media, edhe Roberti, edhe Kristi kanë treguar se nuk do mbajnë anën e njëri-tjetrit.
Mbrëmjen e sotme, Roberti i është drejtuar djalit të tij lidhur me klipin e një jave më parë ku shfaqej me Ferrari: “Ç’e kishe atë Ferrari?! Jam neveritur nga ajo që pashë!”
“Më erdhi turp! Më erdhi zor nga ajo që pashë!”, – i është drejtuar Roberti të birit, ndërsa ky i fundit ia ktheu se në takimin tjetër do të shkojë me gomar.