Për herë të parë këtë vit, kompania e filmave Netflix ka “mposhtur” në vlerë monetare kompaninë “Walt Disney”.
“Netflix” ka një kapital tregu prej 291 miliardë dollarësh, pas një rritjeje prej 27% që nga fundi i korrikut, krahasuar me 288.7 miliardë dollarë që ka ‘Disney’.
Kjo rritje e shifrave ka ardhur edhe si pasojë e risisë së fundit të “Netflix”, që i ka mundësuar qytetarëve të shkarkojnë videgame-s nga aplikacioni dhe të luajnë me to.
Deri tani, këto video-games nuk kanë asnjë tarifë shtesë përpos kostos që duhet të paguhet për t’u aksesuar në Netflix.
Këto muaj, platforma Netflix bëri namin me serialin e ri “Squid Game”, një dramë koreane e cila gjithashtu kishte në vëmendje disa lojra vdekjeprurëse.
Madje, “Squid Game” u bë seriali më i ndjekur i të gjitha kohërave në Netflix, duke ia kaluar edhe serialit “Bridgerton”.
Seriali i Koresë së Jugut është bërë më i popullarizuari ndonjëherë duke tërhequr 111 milionë fansa.
Sipas ‘Netflix’, “Squid Game” grumbulloi 891,1 milionë dollarë.
Gjithashtu u zbulua se shfaqja kushtoi 21.3 milionë dollarë për t’u prodhuar, përafërsisht 2.4 milionë dollarë për episod.
“The Guardian” shkruan se “Squid Game” ka kryesuar listat e Netflix-it në më shumë se 80 vende.
“’Squid Game’ ka arritur zyrtarisht 111 milion fansa – duke e bërë atë serialin tonë më të madh ndonjëherë!”, shkroi kompania Netflix në Twitter