Mesa duket se xhirimet e Doctor Strange in the Multiverse of Madness do të zgjasin mjaft kohë.
Zakonisht filmat e mëdhenj parashikojnë gjithmonë një seancë xhirimesh në post-produksion të plotë, pasi realizohet një montazh i parë i filmit, në të cilin xhirohen disa skena shtesë për të rregulluar më mirë disa sekuenca ose për të përmirësuar rrjedhën e përgjithshme të historisë.
Burimet e cituara nga Hollywood Reporter tregojnë se xhirimet shtesë të Doctor Strange do të jenë “të rëndësishme”.
Xhirimet e reja po zhvillohen në Los Anxhelos, dhe do të zgjasin të paktën gjashtë javë deri në fund të vitit (gjashtë ditë në javë, duke përfshirë festat e Krishtlindjeve) dhe përfshin jo vetëm xhirime shtesë, por edhe ribërjen e disa skenave.
Përveç Benedict Cumberbatch, padyshim që do të përfshihen edhe aktorë të tjerë të kastit (edhe pse nuk dihet se cilët), do të jetë përgjegjës edhe Sam Raimi për regjinë e këtij sesioni, me skenaristin Michael Waldron.
Skuadra pritet të jetë e njëjti që së fundmi ka punuar në xhirime shtesë të filmave të Marvel si Spider-Man: No Way Home dhe seritë Moon Knight.
Hollywood Reporter citon burime që pretendojnë se “edhe në mes të prodhimit, Marvel shpesh e rrit kohëzgjatjen e xhirimeve sepse filmat që prodhohen nga studio janë shumë kompleks”, duke i alternuar me të tjerë që thonë se “ata do të xhirojnë deri në fund të vitit. Është fjalë për fjalë si të bësh një film tjetër”.
Duket se në dy javët e para do të “rregullohen” disa skena të xhiruara në seancën e parë të xhirimeve që u zhvillua në Britaninë e Madhe.
Jo të gjithë aktorët ishin në dispozicion në atë kohë dhe në atë fazë pandemia po krijonte ende shumë probleme logjistike. . Kujtojmë se xhirimet filluan në nëntor 2020, dhe më pas u ndalën në janar 2021 dhe rifilluan më vonë, duke përfunduar në pranverë.
Vazhdimi i filmit të Scott Derrickson u njoftua në Korrik 2019 gjatë panelit të San Diego Comic-Con dhe do të mbërrinte në kinema më 5 nëntor 2021 përpara se të shtyhej për në 25 mars 2022 dhe, më pas, më 6 maj 2022 .
Xhirimet u zhvilluan gjithashtu në Norvegji si dhe në Longcross Studios në Londër .