Mikela dhe Ritvana janë kritikuar shumë këto ditë për sjelljen e tyre ndaj Alvisës gjatë “Për’puthen Prime”. Ato e sulmuan duke iu kundërvënë ndonëse ajo tha se Hyseni ka ushtruar dhunë ndaj saj. Kjo sjellje u ka bërë përshtypje ndjekësve që nuk i kanë kursyer as ofendimet për dy konkurrentet.
Sot sikurse pritej në emision është risjellë në vëmendje ajo që ndodhi të shtunën. Alvisa nuk ishte e pranishme në studio pasi ka kërkuar kohë të qetësohet. Sakaq, Mikela dhe Ritvana kanë reflektuar dhe kanë arsyetuar mbi atë që ka ndodhur. Dy vajzat kërkuan falje dhe thanë se nuk e përkrahin dhunën.
Po ashtu edhe Arjani kërkoi falje, teksa tha se në atë situatë të papritur, i mori rrjedha e ngjarjes së papritur dhe nuk po mund të arsyetonin.
“Më ra tensioni, u ndjeva keq, u kërkova ndihmë vajzave të emisionit. Situate ime fizike shkaktoi tronditje shumë të madhe. Kërkoj ndjesë publike që nuk e dënova shantazhin e hapur ndaj Alvisës”.