E njihni si “Bihter” në serialin “Dashuri e ndaluar”, por emri i saj i vërtetë është Beren Saat. Ajo u bë shumë shpejt një nga aktoret më të njohura turke falë talentit të padiskutueshëm, por edhe falë bukurisë natyrale. Së fundmi ajo ka bërë një ndryshim në pamjen e saj me të cilin fansat nuk janë dakord dhe për këtë arsye e kanë kritikuar shumë.
Ajo ka mbushur hapësirat midis dhëmbëve dhe ndryshimi është i dukshëm. Ndërhyrjet në dhëmbë në ditët e sotme janë bërë diçka normale, por komentet për ndryshimin e Beren nuk kanë qenë të mira. “Nuk e ke më natyralitetin që adhuronim të gjithë” i kanë thënë ndjekësit dhe fansat.
Po ju si mendoni? Ishte më mirë më parë apo tani?