Një tjetër zarf i zi ka mbërritur sot në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”. Disa prej banorëve nëpërmjet gjesteve kanë dërguar kode për të planifikuar nominimet. Për këtë arsye, “vëllai i madh’’ do të njoftojë masën e merituar ndëshkimore gjatë spektaklit të sotëm. E vetmja gjë që dihet është se ky masë nuk do të ketë më lidhje me të qëndruarit në dhomën e dënimit.
Pas këtij njoftimi, banorët të tensionuar kanë nisur të diskutojnë me njëri-tjetrin për masën ndëshkimore që do të marrin, apo për personat që janë shkaku i kësaj situate. “Nuk është e drejtë, të ndëshkohen vetëm ata që kanë thyer rregullat dhe jo të gjithë”,- tha Arjola. Mendimit të saj i janë bashkuar dhe shumë banorë të tjerë.