Pak ditë më parë në “Për’puthen” teksa transmetohej takimi mes Mikelës dhe Bashkimit, një incident ndodhi gjatë publicitetit. Bora tha se për shkak të situatës që ka ndodhur, produksioni ka larguar nga studio Hysenin. Megjithatë, ajo nuk zbuloi se kush ishte përfshirë në situatën e pakëndshme dhe çfarë ka ndodhur konkretisht. Mbrëmjen e sotme gjatë “Për’puthen Prime” është sqaruar gjithë situata dhe janë transmetuar pamjet e asaj që ka ndodhur mes tij dhe Brunos.
Pasi Bruno tha se Mikela ka qenë e vetmja që i ka folur se nuk ka qenë mirë, ndërhyri Alvisa duke i thënë se kishin folur me mesazhe po si ka kthyer përgjigje. Pas kësaj, nisi përplasja e ashpër mes dy djemve. “Ta plas mikrofonin në kokë”, më tha mua, dëgjohej duke thënë Bruno teksa djemtë e tjerë përpiqeshin të mbanin konkurrentët që të mos kishte përplasje fizike. Më pas, të ata kanë shkuar në prapaskenë dhe Hyseni i përsëriste Brunos: “Mos më bëj mua skena, kaq po të them.”
Mbrëmjen e sotme, i pyetur nëse është Alvisa shkak i përplasjes së tyre, Hyseni e mohoi diçka të tillë. Ai tha se Bruno ironizoi faktin që ai i dhuroi një makinë Nikut duke i thënë se e ka bërë për show. Hyseni shtoi se kjo gjë e irritoi dhe e bëri të dalë nga vetja.
Hyseni tha se pas ngjarjes ka vendosur të largohet nga programi pasi nuk ka kuptim të qëndrojë më. Ai e vlerësoi eksperiencën e tij në program si shumë të bukur edhe pse zgjati pak. Bora tha se edhe produksioni kishte menduar përjashtimin e tij nga emisioni nëse ai nuk do largohej vetë. Po ashtu është përjashtuar edhe Bajo që ka agravuar situatën mes djemve duke nxitur më shumë sherrin.
https://youtu.be/RU4iCoShvkg