Gjatë njërës prej lojërat javore të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, në një komunikim me aktoren Ariola Demiri, u pyet për “çmendurinë më të madhe në jetë” dhe tregoi për tr adhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën.
“Çmenduri do quaja eksperiencën e fundit, që qe dhe shumë tr aumatike. Pati shumë sf umatura, nga e bukura te tragj ikja, nga vuajtja te gëzimi. Qe pikërisht ajo që thashë më parë për punën e tradhtisë. Njoha një balerinë që ma hoqi petllën [sic] e thënë kështu…Filloi si lojë dhe luaj e luaj e luaj, u trash loja aq shumë saqë çmenduria vazhdoi për tre vjet. Flasim për një periudhë jo shumë të largët.”
Balerini shtoi për raportin në fjalë:
“Gjeta shumë gjëra që ndoshta kishin vite që më mungonin. Një mënyrë ndryshe. Një dinamikë ndryshe. Që nga e folura në kohë të ndryshme. Nëse [ka pasur një çmenduri në jetën time] mund të ketë qenë kjo, që vura në rr ezik gjënë më të bukur që kam, familjen. E vura jashtëzakonisht në rr ezik.”
Më tej, ai tha se ia dolën ta shpëtonin martesën në kohë.
“Familja u shpëtua falë inteligjencës së gruas sime dhe zemrës së saj dhe intelektit dhe zgjuarsisë sime, që arrita të kuptoj që isha futur në një labirint dhe nuk kishte më kuptim të vazhdoja përpara pa ditur ku do të shkoja. Më mirë, urgjentisht, të kthehesha mbrapsht aty ku ishte drita, sesa të rrija në këtë labirint me shekuj të tërë, edhe pas vd ekjes, duke qa rë vetveten. Me të vërtetë, që edhe sot e kësaj dite do isha duke qarë vetveten buzë ndonjë tro tuari, a fast food a nuk e di se ku dhe ndoshta nuk do të isha as këtu.”
Shaqiri e konsideroi këtë moment si një “goditje shumë të fortë” për martesën e tyre dhe familjen që kanë krijuar.
“Falë Zotit dhe falë gruas që kam, vajza nuk kuptoi asgjë nga kjo. Imagjino çfarë grua të zgjuar kam. Falë zgjuarsisë së kësaj femre që ka emrin Emmanuela, Emily nuk kuptoi asgjë.”
Në një intervistë në “Dommenica Live” në vitin 2016, Ilir Shaqiri prezantoi për herë të parë familjen. Ai u shfaq me bashkëshorten dhe vajzën Emily. “Jemi njohur para 13 viteve në emisionin ‘La Sai L’ultima’. Në atë kohë nuk isha shumë i sigurt dhe nuk kisha shumë para. Për të dalë me Emanuela-n duhet të paguaja picat dhe kjo s’ishte aspak e lehtë për ma”, tha ai asokohe.
Pak orë më parë, Emily, e cila merret me balet dhe aktrim, postoi një foto me të atin, ku shkruan:
“Përqafimet më të mira në botë. Më mungon pa masë babi, por jam krenare për ty. Krenare për rrugën tënde në ‘Big Brother VIP’. Mami dhe unë të ndjekim dhe të kuptojmë. Rri i qetë. Të dua shumë shpirti.”