Banorët e “Big Brother VIP Albania” janë rrëfyer si kurrë më parë, duke ndarë me njëri-tjetrin dhe publikun rrëfime të pathëna më parë. Pasi Arjola ndau detaje nga divorci me babain e tre fëmijëve të saj dhe tradhëtia e tij, ishte radha e Ilirit që të rrëfente për “çmendurinë e tij më të madhe”. E nëse Arjola tregoi se si e kishte përjetuar faktin që ishte tradhëtuar, balerini tregoi se në fakt ai kishte tradhëtuar bashkëshorten e tij.
Ai pranoi përballë Arjolës se kjo ka ndodhur disa vite më parë dhe ky vendim e rrezikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij.
“Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tha ai.
Ai shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila sipas tij lati” inteligjencën dhe besimin” për t’ia falur këtë veprim. Ai gjithashtu pranoi se ajo u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.
“Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai.