Vëllai i Toles vazhdon që të mos e përkrahë hyrjen e saj në “Për’puthen”. Madje në një telefonatë që ka zhvilluar gazetarja e emisionit me vëllain e saj, ai nuk ka pranuar që të flasë.
“Mundoheni për mirë por janë disa gjëra që unë i zgjidh vetë në mënyrë private. Jam kundër hyrjes aty, ndoshta më vonë do qetësohet por momentalisht nuk jam i qetë. Kështu jam rritur unë, ju mund t’ju duket diçka si e pavend, por unë e shoh në mënyrë tjetër”, tha vëllai i Toles në telefon.
Ndërsa më pas konkurrentja mes lotësh tha: “Më kishte marrë malli t’i dëgjoj zërin. Jemi një familja patriarkale që jemi rritur me disa rregulla dhe kjo është një gjë shumë e madhe për ne”.