Bruno Shemsho, konkurrenti i “Për’puthen” ka qenë së fundmi kryefjalë e mediave sociale pasi u raportua se para këtij programi, kishte rënë dakord të bëhej pjesë e “Love Story”, formatit të dashurisë në Tv Klan. “Kryefjala.com” shkroi se konkurrenti madje kishte firmosur dhe një kontratë për t’u bërë pjesë e tij, por në momentin e fundit vendosi të bëhej pjesë e “Për’puthen”. Kështu ai ka prishur kontratën me Vera Grabockën dhe për këtë aryse u tha se ajo e ka hedhur në gjyq.
Pasi lajmi nisi të përhapej me shpejtësi ka ardhur edhe reagimi i Brunos, i cili i ka mohuar këto zëra. Ai i ka shkruar Olti Currit në Instagram duke u shprehur se këto informacione janë të pavërteta. Teksa ka shpërndarë me ndjekësit e tij bisedën me Brunon, Olti shprehet: “Këtu kemi reagimin e Brunos, i cili më shkroi menjëherë. Të shohim telenovela vazhdon”.
Ndërkohë, në mesazhet e tij Bruno shkruan: “Aaa shumë jashtë loje me këto. T’i paskan dhënë infot gabim!”. Gabim apo saktë, mbetet për tu parë në vijim.