Pjesë e protestës së sotme qytetare kundër rritjes së çmimeve të bukës dhe karburanteve është edhe aktori i njohur i humorit Florian Binaj.
Ky i fundit ka mbajtur një fjalim të shkurtër para Kryeministrisë, ku shpalosi një pankartë duke ironizuar: “Nuk hamë të gjithë te Nusreti!”.
“Faleminderit të gjithë që jeni sot këtu! Jeni të mrekullueshëm! Jemi për atë pabarazi që u shkaktohet qytetarëve. Kur kemi gabim ne e paguajmë ne, kur e ka gabim qeveria e paguajmë sërish ne. Kjo nuk është e drejtë, për fëmijët që duam të rrisim në këtë vend, për të gjithë ata të rinj dhe të reja që nuk kanë mundë si të marrin një shtëpi. Faleminderit të gjithë ju që keni ardhur! Edhe më shumë duhet të jemi”, tha ndër të tjera Florian Binaj.