Një dëshmitar nga vendngjarja ka treguar detaje për vdekjen e 74-vjeçari në plazhin e Velipojës. Për mediet në Kosovës ai ka treguar se 74-vjeçari u noxrr nga uji nga një zhytëse nga Kosova, e cila ndodhej rastësisht në atë plazh. Sipas pushuesit trupi i 74-vjeçarit u nxorr menjëherë nga uji, por ky i fundit humbi jetën 40 minuta në vonë, për shkak se u vonua ambulanca, Ai sqaron se mjekët nuk i dhanë ndihmën e parë të moshurit, për shkak të vonesës.
“Dhe një nga shkaktaret e vdekjes është vonesa e ambulancës e cila është vonu më shumë se 30 apo 40 minuta (pasi ka ndërruar jetë pacienti). Vonesa e ambulancës ka shkaktuar edhe pakënaqësi dhe irritim te pushuesit, të cilët në masë të madhe janë mbledhë dhe kanë brohoritur dhe kanë shajte ambulancën.”, tregon qytetari.
Reagimi i qytetarit:
Desha të ndaj një lajm. Dje isha në pushime në Velipojë. Rreth orës 17:00 pasdite ka vdekur një pushues nga Kosova, sipas informatave ishte rreth moshës 74 vjeçar, nga komuna e Ferizaj. Në vendin e ngjarjes për fat të mirë ka qëlluar një zhytëse profesioniste nga Kosova, e cila me shpejtësi e ka nxjerre nga uji dhe ia ka dhënë ndihmën e parë, mirëpo fatkeqësisht pas 30 apo 40 minutave, i ndjeri ka ndërruar jetë.
Ajo çfarë po më shtyn të ju jap këtë informate është neglizhenca e ambulancës. Në rrethin e Velipojës nuk kishte pas fare ambulancë dhe është dashur që ambulanca të vijë nga Shkodra, diku më shumë se 40 km larg.