LIBRAZHD – Korrespondenteët e televizionit Abc News dhe Agon Chanel në Elbasan Agim Blloshmi dhe Kristaq Binjaku, së bashku me dy inxhinierët e pyjeve Ahmet Mehmeti dhe Petrit Kuka teksa po ktheheshin nga një fshat i Librazhdit ku po përgatisnin një material për prerjen e paligjshme të lëndëve drusore janë sulmuar nga disa të rinj.
Këta të fundit të identifikuar nga policia i kanë dalë mjetit përpara dhe kanë kërkuar të bisedojnë me drejtuesin e mjetit.
Ka qenë gazetari Agim Blloshmi që pasi ka mundur të largohet, ka njoftuar redaksinë e tij e cila më pas ka njoftuar policinë, ndërsa jep edhe versionin e tij për këtë ngjarje.
Është dashur rreth një orë e gjysmë që policia të mbërrijë e t’i gjejë sidomos gazetarin Agim Blloshimi, o cili është larguar mes shkurreve dhe gurëve dhe si pasojë ka marrë disa dëmtime të lehta.
Ai shprehet se policia ka ndërhyrë shpejt por vazhdon ta quajë pengmarrje edhe pse në komunikimin zyrtar drejtoria e policisë nuk e ka quajtur të tillë.
Kontrabandistët kërcënojnë korrespondentët e ABC NEWS dhe Agon Channel
Ndërkohë i kontaktuar në rrugë telefonike inxhinieri i pyjeve dhe njëkohësisht kryetari i klubit ekologjik Ahmet Mehmeti, deklaroi se ka pasur një incident ku inxhinierit Kuka i është kërkuar të dalë nga makina nga persona që nuk i njihnin dhe më pas ata kanë thyer xhamat por nuk i kanë shkaktuar dëmtime fizike.
Ka qenë inxhinieri Kuka që është larguar disa metra me personat që i kishin sulmuar i cili është kthyer sërish pa dhënë shumë shpjegime për shkakun e kësaj ngjarjeje.
Sipas policisë shkak i këtij incidenti mendohet zhvillimi i kronikës televizive. Nga veprimet e para hetimore rezulton se autorë të dyshuar janë shtetasit D.Rr, vjeç 24 banues në Librazhd dhe E.Z vjeç 37 banues ne fshatin Stranik – Librazhd të cilët janë shpallur në kërkim.
Policia gjithashtu në komunikatën e saj për mediat bën me dije se ndaj personave në fjalë as nuk është ushtruar dhunë fizike as nuk janë marrë peng, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet e gazetarit Blloshmi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)