Mbrëmjen e së Martës u mbajt në Roterdam, Hollandë, nata e parë gjysmë-finale e Eurovision 2021.
Me një pjesëmarrje prej 3,500 spektatorësh, të gjithë të testuar nga COVID-19, Eurovision 2021 prezantoi këngët e Lituanisë, Sllovenisë, Rusisë, Australisë, Maqedonisë së Veriut, Irlandës, Qipros, Norvegjisë, Kroacisë, Belgjikës, Izraelit, Rumanisë, Azerbajxhanit, Ukrainës dhe Maltës por vetëm 10 prej tyre u kualifikuan.
Të kualifikuarit e Natës së Parë
10 aktet sipas renditjes që janë kualifikuar në natën e parë të ESC 2021:
Norvegjia: Tix – “Fallen Angel”
Izraeli: Eden Alene – “Set Me Free”
Rusia: Manizha – “Russian Woman”
Azerbajxhani: Efendi – “Mata Hari”
Malta: Destiny – “Je me casse”
Lituania: The Roop – “Discoteque”
Qipro: Elena Tsagrinou – “El diablo”
Suedia: Tusse – “Voices”
Belgjika: Hooverphonic – “The Wrong Place”
Ukraina: Go_A – “SHUM”
Këto akte do të bashkohen në finalen e madhe nga dhjetë vendet e tjera që kualifikohen përmes gjysmëfinales së dytë, të Enjten së bashku me gjashtë kualifikimet automatike (Pesë Vendet Big dhe vendi pritës Hollanda)