Tring Digital, kompania e dyte televizive qe ofron sherbimet Pay -TV ne Shqiperi sot feston 7 vjetorin e krijimit dhe nisjes se transmetimeve. Fillimisht me transmetime tokesore dhe satelitore digitale Tring ishte zgjedhja e vetme e nje oferte televizive me pagese qe sfidoi monopolin e krijuar nga Digitalb, duke sjelle nje tjeter alternative qe ndryshoi tregun televiziv njehere e pergjithmone.
Hyrja ne tregun mediatik te Tring Digital ne vitin 2008, i dha mundesine shume shqiptareve per te provuar dicka ndryshe, me nje oferte te pasur programesh dhe me e rendesishmja me nje çmim ekonomik te dhe lehtesia per te paguar nje abonim te vetem. Fale paketave me nje abonim te vetem pa qene nevoja te pagoje çmime ekstra per programe te veçanta. Sot Tring Feston 7 vjetorin, dhe ne keto vite kompania eshte rritur gradualisht duke u bere nje nga kompanite me te suksesshme ne vend. Sot platforma transmeton 41 kanale ne rrjetin tokesor dhe 51 kanale ne rrjetin satelitor dhe IPTV, disa prej tyre ne formatin HD. Platforma satelitore shtrin mbulimin e saj në Evrope nëpërmjet Eutelsat W2 16 gradë dhe në Tirane, sot, ajo mbulon 20% të territorit përmes teknologjisë dixhitale tokësore. Tring TV përfshin në organigramën e saj sektorët e Digital transmission and operating, Production, Broadcasting, Marketing, Distribution.
Tring Digital zoteron ekskluzivitetin e eventeve më të mëdha të prodhimtarisë botërore si: Dancing With the Stars, Champions League, kampionatin skocez, belg, zvicerian e rus si dhe ka pasur te drejten ne sezonet e kaluara te kampionatit më të vjetër të Europës Uefa Europa League, kampionatit francez. Gjithashtu, investime të rëndësishme janë bërë për blerjen e paketave të filmave komedi, horror dhe aksion nga studiot më të mëdha të prodhimtarisë si Sony Universal, Paramount, Walt Disney, Metro Golden Mayer, etj.