Nëse keni bërë plan për këtë fundjavë, kushtet meteorologjike do të jenë favorizuese.
Moti i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit, vranësirat parashikohen të pakta kalimtare këto të përqendruara përgjatë relieveve malore kryesisht ditën e shtunë.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në detet i forcës 2-3 ballë.