Një pensionist gjerman që e quan veten Magneto, ka mbuluar 98 përqind të trupit të tij me tatuazhe. 72-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Wolfgang Kirsch ka bërë 86 tatuazhe të mëdha gjatë dy dekadave të fundit dhe njihet zyrtarisht si njeriu me më shumë tatuazhe në Gjermani.
Magneto thotë se ai nuk ishte në gjendje të bënte tatuazhe ndërsa punonte në zyrën postare të Republikës Demokratike gjermane dhe duhej të priste deri në ribashkimin e Gjermanisë për të bërë tatuazhin e parë.
Një pensionist gjerman që e quan veten Magneto ka mbuluar 98 përqind të trupit të tij me tatuazhe, me vetëm shputat e këmbëve të tij të padëmtuara
Ai thotë se pasioni i tij nisi pas rënies së Murit të Berlinit në 1989 dhe tatuazhin e parë e ka kryer kur ishte 46 vjeç. Varësia ndaj tatuazheve i ka kushtuar atij një total prej 25 mijë eurosh. “Në rrugë më kërkojnë autografe dhe duan të bëjnë fotografi”, thotë Magneto.