61 gjuhë të ndryshme transmetohen në të gjithë Bashkimin Evropian dhe Turqinë.
Hulumtime nga kompania TVT Media, e realizuar nga Media Asset Capital, tregon se Franca është udhëheqëse e poligloteve shumëkanalësh. 18 gjuhë janë në dispozicion në 567 kanale, duke përfshirë arabisht, mandarin, khmer, turqisht, armenisht, romanisht dhe tamilisht.
Hulumtimi u përdor pastaj për të ndërtuar një hartë mediash që tregon gjuhët transmetuese sekondare në secilin vend, duke përjashtuar gjuhët zyrtare amtare dhe anglishten.
Anglishtja është gjuha më e transmetuar në Evropë dhe gjuha më e zakonshme e televizioneve në vendet europiane, që zënë 792 nga 8,236 kanale lineare në BE dhe Turqi. Gjuhë të tjera të mëdha transmetuese europiane janë gjermanishtja (749 kanale), frëngjishtja (600), spanjishtja, turqishtja dhe italishtja (mbi 500 secila).
Gjuha më e zakonshme jo-evropiane është arabishtja (64 kanale), e ndjekur nga Hindi (23), Mandarin (15), Urdu (15), Persisht (12), Bengali (11) dhe Kurdishtja (10).
Në një kohë kur shpërndarja e kanaleve ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar është në rrezik nga Brexit, Ishujt Britanikë shpallen si tregu i dytë më i larmishëm i Evropës, ku janë transmetuar 15 gjuhë në 568 kanale, duke përfshirë edhe Uellsin dhe Scottish Gaelic. Por gjuhët më të mëdha të transmetimit në Mbretërinë e Bashkuar përveç gjuhës angleze janë gjuhët kryesore të Indisë (Hindi, Urdu, Bengali, Tamil dhe Punjabi), të cilat përbëjnë 62 kanale.
Gjermania është një tjetër treg i ndryshëm dhe ka kanale transmetuese në 11 gjuhë, ku turqishtja është gjuha më e madhe jo-amtare – ndërsa të tjerat përfshijnë rusisht, polonisht, greqisht, japonisht, mandarin dhe persisht.
Spanja, pavarësisht se ka numrin më të lartë të kanaleve lineare të çdo vendi në BE (686), ka vetëm televizione në pesë gjuhë, përveç spanjishtes – prej të cilëve vetëm dy janë jo-vendas (anglisht dhe portugalisht), duke e bërë atë një nga tregjet më të vogla./IMA/