Në 60 vjetorin e RTSH-së, nuk munguan vlerësimet dhe urimet nga përfaqësues të institucioneve të vendit. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një intervistë me shkrimtaren Arta Marku, për këtë ditë të shënuar të transmetuesit publik, shprehu vleresimin për rolin që RTSH ka luajtur ndër vite, ndërsa tërhoqi vëmendjen që operatori publik të mbështetet në sfidat që ka përpara.
Lexo edhe: 60 vjet RTSH
Edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, e cilësoi themelimin e RTSH-së, si një ngjarje e madhe, me rëndësi historike kombëtare. Në mesazhin e tij, ndër të tjera, z. Ruçi thotë se televizioni publik gjeti rrugën për te njerëzit, menjëherë pas themelimit, edhe pse fjala e lirë ishte në kushte të vështira për të lulëzuar dhe lajmi i vërtetë ishte jo i lirë për të arritur te shikuesi e publiku. Sipas kryetarit te Kuvendit, televizionit shqiptar i takon merita e pazëvëndësueshme për kontributin në zhvillimin, përhapjen dhe njohjen e kulturës, historisë e të vlerave shqiptare gjatë gjashtë dekadave të jetës së tij.
Lexo edhe: Lule për yjet e TVSH në dekada
Në kushtet e reja të zhvillimit të shtypit e mediave të lira, RTSH-ja i ka mbijetuar konkurencës dhe i është përkushtuar misionit të vet në shërbim të Shqipërisë, qytetarëve, interesit publik dhe informimit të publikut me paanësi e realizëm. Në kushtet e sotme të demokratizimit të medias e teknologjisë, RTSH-ja po konsolidohet si një institucion publik në shërbim të kombit dhe të vërtetës. Përmes këtij mesazhi, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i uroi suksese televizionit publik në misionin e tij. /rtsh.al
https://youtu.be/PDFjo8urXlk