Futbolli është një nga sportet më popullore në mbarë botën, por shpesh shihet si diçka që ju përket më së shumti djemve. Edhe pse janë bërë përparime të shumta që të përfshihen edhe vajzat në këtë lloj sporti, ende ekzistojnë paragjykimet për gjininë femërore. Made të tilla pargjykime ndihen më së shumti në botën e medias, tek moderatoret sportive.
Shpesh janë cilësuar si vajza që nuk kanë shumë dijeni për këtë fushë dhe që mbahen në studiot televizive vetëm për bukurinë e tyre. Por a e ka ndjerë Eva Murati, një nga moderatoret më të njohura në vend, këtë lloj paragjykimi?
E ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, Eva ka treguar se ajo e ka pasur si qëllim në vetvete që të dalë jashtë kornizave të paragjykimeve dhe ja ka arritur. Ajo ka shtuar se kur ka nisur emsiionin sportiv në fillim kishte frikë, por publiku e mirëpriti.
“Ekziston një lloji paragjykimi shumë i madh në lidhje me vajzat e sportit, shembujt nuk është se kanë qenë gjithmonë shumë të mirë, aty vendosej një vajzë bukuroshe përkrah një mashkulli që e mbante gjithë emisionin. Ka raste shumë të ndryshme, në botë ka zonja shumë të nderuara që e mbajnë shumë mirë sportin, por gjithmonë ekzsiston një lloji paragjykimi dhe unë këtë kam patur qëllim të paktën për veten time të dal nga ky lloji paragjykimi dhe publiku e ka mirëpritur. Kur e nisa drejtimin e Champions League pata frikë nga kjo përfshirje jo vetëm për faktin që ishte një fushë e panjohur por nuk doja të lija një shije tjetër te publiku”, është shprehur Murati.